Të mbijetuarit nga sëmundja e kancerit, s’kanë nevojë të preokupohen për jetën e tyre seksuale, për shkak se mund t’i përkushtohen seksit dhe ta shijojnë njëjtë sikurse të gjithë të tjerët.
Një studim i ri ka gjetur se të gjithë të mbijetuarit nga kanceri të moshës mbi 50 vjeçare, kishin marrëdhënie të rregullta seksuale, njëjtë me njerëzit që s’ishin prekur nga kjo sëmundje.
Mirëpo të mbijetuarit e kancerit, sipas këtij studimi, ndjehen më të pakënaqur me jetët e tyre seksuale.
Studimi i kryer nga Qendra e Kancerit në Britani të Madhe, ka krahasuar jetët e 6699 personave, dhe 561 prej tyre ishin me kancer. Studimi ka gjetur se 49% e të mbijetuarve nga kanceri, kishin marrëdhënie të rregullta seksuale.