Kampionatet dhe Kupat e Europës, UEFA takim për të vendosur kriteret e...

Kampionatet dhe Kupat e Europës, UEFA takim për të vendosur kriteret e rikthimit

379
0

Përfaqësues të Ligave Europiane kanë zhvilluar një takim me ato të ECA, në prag të Komitetit Ekzekutiv të ditës së enjte.

Sipas asaj që ka shkruar “Gazzetta dello Sport”, Ligat kanë shprehur dëshirën që të mbyllin kampionatet brenda 31 korrikut, në mënyrë që t’i linin mundësi më pas UEFA Champions League dhe Europa League, që duhet të mbyllen në fund të gushtit.

Ditën e sotme Komiteti Ekzekutiv duhet të fiksojë kriteret për të përcaktuar ekipet e kualifikuara për kompeticionet UEFA, në rast se disa kampionate nuk do të rinisn.