Kaloi 21 ditë në koma për shkak të Covid, Bujar Qamili rikthehet...

Kaloi 21 ditë në koma për shkak të Covid, Bujar Qamili rikthehet në skenë pas mungesës së gjatë

258
0

Në dhjetor të vitit që lamë pas, në shtypin rozë u përhapën fjalë se ylli i muzikës popullore, Bujar Qamili, ishte infektuar me Koronavirus dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Artisti i i njohur i mohoi ffillimisht këta zëra, por muaj më vonë rrëfeu se lajmet ishin të vërteta. Në fillim artisti i njohur kishte lodhje të tmerrshme dhe temperaturë të lartë, por më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe ra në gjendje kome për 21 ditë.

Tanimë gjendja e tij është përmirësuar dhe këngëtari i mirënjohur është rikthyer në skenën që i mungoi aq shumë. Mbrëmjen e djeshme, ai u bë pjesë e një skeçi në spektaklin e humorit “Kosherja”, ku mes të tjerash tha:  “Në radhë të parë këtu kam ardhur për të nderuar dhe respektuar publikun që është sot këtu.  Faleminderit se po krijojmë shumë atmosferë. Na ka marrë malli për duartrokitjet, na ka marrë malli për duartrokitjet e publikut. Kemi një vit e gjysmë që nuk komunikojmë njëri me tjetrin”.