“Ka raste që dua ta…, por në fund ai…” të gjitha vajzat...

“Ka raste që dua ta…, por në fund ai…” të gjitha vajzat do të gjejnë vetën në këto fjalë të Arbanës

524
0

‘’Çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”, por ajo që po ndodhte mes orëve të gjata të regjistrimit në studio dhe në regji nuk mund të mbahej më e fshehtë, dhe kështu pa pritur e pa kuptuar Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj pranuan publikisht atë që ndoshta bashkëpunëtorët e tyre kishin filluar të dyshonin, ndjenjat. Moderatorja e njohur dhe regjisori i ri tashmë nuk kishin anjë arsye për ta fshehur. Si një nga lidhjet më të komentuara, një ndjekës e pyet Arbanën në “Instagram” sesi është të punosh me Eduartin. Arbana i përgjigjet se ka momente kur të dy duan të vrasin njëri-tjetrin, por shton se pa të nuk do të ishte i mundur emisioni “Dua të të bëj të lumtur”.

 

“Mirë është. Ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëja këtë emision”, përgjigjet Arbana Osmani.