“Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri”/ Basha tregon angazhimin e parë...

“Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri”/ Basha tregon angazhimin e parë të programit: 110,000 vende të reja pune për shqiptarët

271
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se angazhimi i parë i programit të PD është hapja e 110 mijë vendeve të reja të punës.

Në një status në Facebook, kreu i PD shkruan se “krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre”.

Nën sloganin “Shqipëria Fiton”, kryedemokrati shprehet se “Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj”

 

Postimi i Lulzim Bashes

 

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

 

Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

 

Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.

#ShqiperiaFiton