Juliana Pasha është shtatzënë?

Juliana Pasha është shtatzënë?

430
0

Është dashur vetëm një foto ku barku i këngëtares është dukur më i rrumbullakosur që të gjitha portalet të shkruajnë për një shtatzëni të mundshme të Juliana Pashës. Por duke mos na lënë aspak në suspancë dhe të shijonte “boom”-in e gjithë këtij aludimi, Juliana nuk ka ngurruar të sqarojë gjithçka në profilin e saj në Instagram.

“Lajmi paska marrë dhenë, unë s’di gjë! Eh, ç’më bërë o mëngjes i shijshëm, ma bëre barkun… ja t’i pyes sa muajshe jam!” – ka shkruar ajo duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë lajmin.Në fakt, kohët e fundit është abuzuar në masë me çështjen e shtatzënive të vajzave e grave të njohura vetëm duke nisur nga një foto që mund ta tregojë barkun më të rrumbullakosur.

Shperndaje