Julia Roberts në prag të 50-ave: Si më ndryshoi dashuria për tim...

Julia Roberts në prag të 50-ave: Si më ndryshoi dashuria për tim shoq

471
0

Në prag të 50-ave, bukuroshja e Hollivudit, fituesja e Oskar-it, Julia Roberts, ka folur për Harperbazaar se si takimi me të shoqin i ndryshoi jetën, se si nisi të bëhej përzgjedhëse për rolet e reja dhe mëmësinë, si gjënë më të rëndësishme të jetës.

Si ishte në rini:
“Kisha veten mbi gjithçka, kam qenë egoiste”

Ajo vetë e pohon se pas martesës me kinematografin Danny Moder, nisi të ndryshonte, ndryshim ky që u thellua edhe më kur u bë nëna e dy fëmijëve.

 

“Kur njoha Danny-n…po njihja veten. Kur mendoj se çfarë i ka dhënë kuptim jetës time dhe e ka bërë atë të jetë kjo që është, brenda vetes kam vetëm një përgjigje; është Ai. Gjithçka erdhi prej tij!”

Rreth punës në filma të ndryshëm me të shoqin, Roberts ka thënë:

“Sigurisht që ka rehati në të punuarit bashkë, por edhe terror. Them terror sepse njeriu të cilit dua t’I bëj përshtypje më shumë se kujtdo tjetër, është duke më parë në sy në çdo moment.”

Burimi:Harperbazaar

 

Shperndaje