“Ju vidhni, ne jemi të çuditshëm?”, plas sherri mes Shehajt dhe Ndrecës!...

“Ju vidhni, ne jemi të çuditshëm?”, plas sherri mes Shehajt dhe Ndrecës! Ndërhyn Fevziu: Ju po ziheni kush është hajduti

358
0

Çështja e inceneratorëve nuk kaloi pa përplasje mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion, ku ishin të ftuar politikanë dhe gazetarë. Protagonistë të një sherri me tone të larta ishin deputeti demokrat Agron Shehaj dhe avokatit Plarent Ndreaca, të cilët ishin vendosur përballë njëri tjetrit në panel.

 

Pjesë nga debati:

 

Agron Shehaj: SPAK-u thotë…

 

Plarent Ndreca: Po atëherë pse pyet meqenëse e di, vazhdo thuaje cila është.

 

Agron Shehaj: Unë s’të pyeta në fakt.

 

Plarent Ndreca: Jo jo ti pyete drejtuesin, drejtuesi më pyeti mua.

 

Agron Shehaj: Të lutem një sekondë… Po kjo përgjigje që dhe ti është një përgjigje për të justifikuar.

 

Plarent Ndreca: Pse jeni kaq kështu, se jeni të çuditshëm fare. Unë referoj faktet, ju…

 

Agron Shehaj: Ju vidhni ne jemi të çuditshëm, se kuptoj…

 

Plarent Ndreca: Ç’i keni këto histori, ju vidhni. Ore kush je ti që të thuash ju vidhni more? Ç’i keni këto histori? Si e nxirrni nga goja, a keni fytyrë ju apo nuk keni fytyrë. Ore si e thua ti, po më drejtohesh mua more zotëri. Si mund ta thuash këtë fjalë kaq kollaj, më ke përballë.

 

Agron Shehaj: Fytyrë nuk ke ti, që mbron të korruptuarit jo unë, mos më thuaj mua ashtu. Ore SPAK-u thotë që ai që po mbron ti ka vjedhur..

 

Plarent Ndreca: Ore kë po mbroj?

 

Agron Shehaj: Këtë po mbron.

 

Plarent Ndreca: Ti e dëgjon veten kur flet?

 

Agron Shehaj: Unë e dëgjoj shumë mirë. Ti e dëgjon, e kupton?

 

Blendi Fevziu: Ju po ziheni kush është hajduti, po prit ore… Stop-stop-stop-stop

 

Plarent Ndreca: Të pyeti zotëria tha si ka mundësi që SPAK nuk e ka bërë këtë, më pyete ma shpjego. Fillova ta shpjegoj, e dika. Atëherë meqenëse e di zotëri unë u tërhoqa. Tani ça ishte kjo ishte historia që ti po mbron këtë? Kë po mbroj?

 

Agron Shehaj: Me qetësi me qetësi…

 

Plarent Ndreca: Jo more ça qetësie, sepse ju nuk të lini të qetë. Sepse e ktheni personale.

 

Agron Shehaj: Ti the një përgjigje me të cilën nuk isha dakord.

 

Plarent Ndreca: O i dashur, unë nuk jam zëdhënësi i SPAK.