Jo vetëm Arbana, historia e 2 motrave nga Lushnja na përloti e...

Jo vetëm Arbana, historia e 2 motrave nga Lushnja na përloti e na bëri të jemi më mirënjohës ndaj gjithçkaje që kemi

408
0

Mbrëmjen e djeshme, programi “Dua të të bëj të lumtur” u hap me historinë e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës, një histori e dhimbshme e mbushur me vuajtje dhe sakrifica, por njëkohësisht tepër frymëzuese. Problemet shëndetësorë e dy vajzave kishin nisur para disa viteve dhe nga vizitat e vazhdueshme rezultoi se vuanin nga një sëmundje e rrallë, e cila e prek trurin dhe shtyllën kurizore, duke shkaktuar vështirësi në të ecur dhe të shprehur. Megjithatë, pavarësisht të gjitha problemeve dy vajzat nuk ishin dorëzuar kurrë.

Ato ishin ftuar në emision nga shoqja e tyre Blerina, e cila u paraqit në studio me disa nxënës dhe mësue të shkollës  “Vath Koreshi” në Lushnje. Blerina kishte shkruar një letër për dy motrat ku jo vetëm rrëfente historinë e tyre dhe u premtonte se do të ishte pranë tyre gjithmonë.

“Unë jam shoqja juaj që prej 12 vitesh dhe dua t’ju falënderoj sepse më keni mësuar shumë gjëra, jo vetëm mua por të gjithëve ne. Jam shoqja juaj e ngushtë dhe do të vazhdoj të jem, prandaj mos kini turp nga fjalët që thonë të tjerët, por duhet të vazhdoni jetën!”, ishin disa nga fjalët e letrës, të cilët përlotën dhe moderatoren Arbana Osmani.

 

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në fund të të gjithë rrëfimit i dhuroi një makinë të re familjes së vajzave, në mënyrë që t’u lehtësojë atyre lëvizjen në qytet.