Jo vetëm Abramovich, cilët janë 6 oligarkët e tjerë që Britania i’u...

Jo vetëm Abramovich, cilët janë 6 oligarkët e tjerë që Britania i’u ngriu pasuritë

327
0

Roman Abramovich është një nga shtatë oligarkët rusë të sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sot.

Qeveria vlerëson pasurinë e tij në më shumë se 9 miliardë paund dhe vë në dukje aksionet e tij në gjigantin e çelikut Evraz, Norilsk Nickel dhe pronësinë e Chelsea FC.

“Ai është një nga të paktët oligarkë nga vitet 1990 që vazhdon të jetë i rëndësishëm nën qeverisjen e Putinit”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Oligarkët e tjerë të sanksionuar sot janë:

Oleg Deripaska: Pasuria e vlerësuar prej 2 miliardë paund dhe një portofol pronash në Mbretërinë e Bashkuar prej shumë milionë paund. i nënshtrohet sanksioneve të SHBA-së që nga viti 2018. Ka aksione në En+ Group, një kompani e madhe nxjerrëse dhe energjitike e cila zotëron UC Rusal, një nga prodhuesit kryesorë të aluminit në botë.

Igor Sechin: Shefi Ekzekutiv i Rosneft, kompania shtetërore ruse e naftës. Qeveria tha se ai është “veçanërisht aleat i ngushtë dhe me ndikim i Putinit”. Tashmë i sanksionuar nga SHBA dhe BE.

 

Andrey Kostin: Kryetar i bankës VTB, banka e dytë më e madhe në Rusi. Një ‘bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit’ i cili ‘ka kohë që ka mbështetur objektivat e Kremlinit nëpërmjet VTB Bank’. Vlera neto prej 379 milionë paundë. Tashmë i sanksionuar nga SHBA dhe BE.

 

Alexei Miller: Shefi ekzekutiv i kompanisë energjetike Gazprom. Shërbeu nën Putinin kur autokrati ishte kryebashkiak i Shën Petersburgut. i sanksionuar tashmë nga SHBA.

 

Nikolai Tokarev: President i kompanisë shtetërore ruse të tubacionit Transneft. Ish agjent i KGB-së që shërbeu përkrah Putinit në Gjermaninë Lindore. Tashmë i sanksionuar nga SHBA dhe BE.

 

Dmitri Lebedev: Kryetar i Bankës Rossiya, e cila ‘konsiderohet gjerësisht si banka private e Kremlinit’. Sanksionuar nga SHBA në 2016.