Jetëgjatësia dhe stili i jetesës, këshilla për gjithsecilin

Jetëgjatësia dhe stili i jetesës, këshilla për gjithsecilin

594
0

Studimet tregojnë që jetëgjatësia bazohet në dy faktorë madhorë: Në të dhënat gjenetike dhe në stilin e jetës. Vlerësohet se në rreth 20-30% të rasteve, “hapësira jetësore” lidhet me vetitë gjenetike, pjesa tjetër lidhet me sjelljet individuale dhe faktorët e mjedisit, të cilat mund të modifikohen. Veç kësaj është gjetur se “stili i jetës” gati nuk luan ndonjë rol, pas moshës 80-vjeçare dhe gati çdo gjë në moshat e avancuara i dedikohet faktorëve gjenetikë.

Në periudhën paraindustriale, vdekjet në rini dhe në moshën mesatare ishin të zakonshme dhe hapësira jetësore mbi 70 vjeç ishte e rrallë. Kjo nuk i dedikohet geneve, por kryesisht faktorëve të mjedisit, siç ishin sëmundjet infektive, aksidentet dhe kequshqyerjet, sidomos pasi këto raste nuk mjekoheshin me sukses, përpara shekullit XX.

Vdekjet e fëmijëve dhe grave të infektuara ishin mjaft të shpeshta. Shumë njerëz vdisnin pa arritur moshën e vjetër nga sëmundjet e pamjekuara. Megjithatë janë gjetur njerëz përpara shekullit XX, që kishin jetuar deri në 75 vjeç ose më shumë, si: Benjamin Franklin, Thomas Jefferson, John Adams, Thomas Hobbes, Erik nga Pomerania, Khristopher Polhem dhe Mik Haelangelo.

Gjithashtu, është e vërtetë se edhe njerëz të varfër, si fshatarë ose punëtorë, kanë  jetuar deri në këtë moshë.

Gjenealogistët gjejnë pararendës që kanë jetuar 70, 80 madje dhe 90 vjeç, qindra vite më parë.

Studimet kanë treguar se afrikano-amerikanët meshkuj e kishin jetën më të shkurtër krahasuar me çdo grup tjetër në SHBA, mesatarisht 69 vjeç, kurse femrat e kishin jetën më të gjatë. Tek meshkujt kjo shpjegohej me shëndetin e dobët dhe mbizotërimin e sëmundjeve të zemrës, obezitetit, diabetit dhe kancerit.

Gratë normalisht e kalonin jetën mesatare të meshkujve dhe kjo ishte e vërtetë në periudhën paraindustriale. Teoritë e shpjegojnë këtë me trupin më të vogël (dhe me më pak strese në zemër), me sistem imunitar më të fortë (ndërsa testosteroni tek mashkulli vepron si shtypës i imunitetit), gjithashtu gratë kanë më pak prirje të angazhohen në aktivitete me dëmtime fizike dhe strese. Një teori tjetër e shpjegon jetëgjatësinë e grave me faktin se ato merren me fëmijët, gjë që i ndihmon ato të kenë më shumë emocione pozitive dhe më pak strese.