Jetë të shkatërruara dhe fëmijë të gjymtuar, sot 11 vite nga TRAGJEDIA...

Jetë të shkatërruara dhe fëmijë të gjymtuar, sot 11 vite nga TRAGJEDIA e Gërdecit

345
0

Sot bëhen 11 vite nga shpërthimi në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

Shpërthimi që tronditi fshatin në periferi të Tiranës ndodhi mesditën e 15 mars të vitit 2018 në një depo të demontimit të armëve.

Sot pas 11 vitesh ka ende jetë të shkatërruara dhe familje që jetojnë dramën e shpërthimit në 2008, që mori 26 jetë të  njerëzish të pafajshëm.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 10 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.