Java Kulturore e Francës, Rama: Në shumë qytete të Shqipërisë nga 19-28...

Java Kulturore e Francës, Rama: Në shumë qytete të Shqipërisë nga 19-28 qershor

177
0

Franca do të sjellë përgjatë një jave, në tokën shqiptare, mozaikun e pasur të kulturës plot elegancë dhe unike të këtij vendi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga 19-28 qershor.

Rama u shpreh se, “Java e Francës do të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë, duke nisur nga sot e deri më 28 qershor”.

Java Kulturore Franceze vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës dhe spektaklit.

Në qytete të ndryshme në Shqipëri do të ketë koncerte e shfaqje të filmit si dhe argëtim pa fund.

Në kalendarin e aktiviteteve përfshihen shfaqja e filmit “Loin Des Barbares” në kinema “Millenium në Tiranë në 20 qershor, koncerti i Aurélien Zielinski dhe Anna Göckel në 20 qershor në Shkodër.

Në 21 qershor do të zhvillohet “Festa e Muzikës” në parkun Rinia dhe Katedralja Ortodokse në Tiranë dhe koncerti i Aurelien Zielinski dhe Anna Göckel në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Ndërsa në 22 dhe 23 qershor Anna Göckel do të zhvillojë një masterklas në Universitetin e Arteve në Tiranë.

 

Pierre-Yves Hodique, Anna Göckel dhe Vlorent Xhafaj do të shfaqin një koncert në 24 qershor tek Liceu Artistik “Jordan Misja”, ndërsa më 25 qershor do ta shfaqin atë në Vlorë.

 

Java Kulturore e Francës do të mbyllet më 28 qershor me performancën e “Les Swings” në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër.