Janë akoma bashkë apo jo? Einxhel tregon me këtë foto situatën mes...

Janë akoma bashkë apo jo? Einxhel tregon me këtë foto situatën mes saj dhe Dagz

282
0

 

 

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuara të momentit në shoubizin shqiptar. Që prej daljes nga “Big Brother VIP”,

ata shfaqen gjatë gjithë kohës bashkë. Madje, nuk ngurojnë të ndajnë momente të shumta edhe në rrjetet sociale. Duket se Dagz ka vendosur të zhvendoset në Shqipëri,

pasi gjithmonë shihet në Tiranë pranë moderatores. Madje, ditën e sotme, ata kanë drekuar bashkë dhe kanë publikuar disa foto në Instastory.

Ndërkohë, fansat janë bërë shumë kurioz dhe mezi po presin të mësojnë më shumë detaje dhe gjëra rreth çiftit të shumëpëlqyer.

Einxhel Shkira ishte një ndër katër finalistët e Big Brother VIP që përfundojë mbrëmë me një spektakël madhështor ku fitues u shpall balerini, Iliri Shaqiri.

Ajo së shpejti pritet të fillojë projektin e saj në Top Channel në bashkëpunim me fondacionin “Dritan Hoxha” për vajzat që nuk kanë mundësi arsimimi.

Shperndaje