”Jam nga fshati i gruas”, Erion Veliaj zbulon emrin që ka menduar...

”Jam nga fshati i gruas”, Erion Veliaj zbulon emrin që ka menduar për vajzën dhe Ajola duhet të ndihet krenare

496
0

 

 

Përpara se të vinte në jetë Kajani, pyetja më e shpeshtë që i bëhej kryebashkiakut Erion Veliaj lidhej me momentin se kur do të bëhej baba, tani që vogëlushi rritet dita-ditës të gjithë duan të dinë se kur do të vijë në jetë fëmija i dytë. I ftuar mbrëmjen e së shtunës në një puntatë speciale të “Shiko kush Luan”, dedikuar fëmijëve të prekur nga tërmeti, lali Eri siç e njohim të gjithë, u përballë pikërisht me këtë temë.

 

Fëmijët ishin kureshtarë të dinin se çfarë emri do t’i vendoste të bijës, nëse familja e tij do të zgjerohej me një vajzë. “Nëse do kem një vajzë besoj që do ia vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra, duhet t’i lexoni librat që ta gjeni”- tha ai. Për të gjithë që nuk e dini, Xoxa ka shkruar tre romane : “Lumi i vdekur”, “Juga e bardhë” By Jakov Xoxa “Lulja e kripës”, kështu që imagjinojeni se ç’emër mund të zgjedhë.

 

Një pyetje tjetër e fëmijëve ishte se cili ishte personi i pari që i telefonoi atij pasi ra tërmeti dhe kryetari i bashkisë së Tiranës u përgjigj se ishin dy gjyshet e Kajanit. “Personat e parë që telefonova  pasi ra tërmeti ishin mamaje ime dhe mamaja e Ajolës”- tha Veliaj.