Ja shteti ku po shtohen vajzat e virgjëra

Ja shteti ku po shtohen vajzat e virgjëra

922
0

screenshot_2

Numri i personave të virgjër mes 18 dhe 34 vjeç po vjen duke u rritur.

Bëhet fjalë për Japoninë, ku interesi i të rinjve për seksin po vjen në ulje.

Ky është rezultati i hulumtimit të fundit të kryer nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve për sigurinë shoqërore dhe popullsinë japoneze.

Hulumtimi, i cili kryet në çdo pesë vjet, është realizuar në 5.276 të rinj të rinj të pamartuar. 42% të djemve dhe 47% të vajzave kanë deklaruar se janë ende të virgjër.

62% e djemve pranuan se nuk kanë asnjë marrëdhënie sentimentale aktualisht. Ndërsa, vajzat që kanë bërë të njëjtin pohim janë 59,1%.

Pesë vjet më parë, kur u zhvillua e njëjta anketë, 32,2 % e vajzave dhe 38,7% e djemve të anketuar, thanë se nuk kishin bërë asnjëherë seks.

Japonia po përballet me një barrë demografike prej dekadash për shkak të vjetrimit të shpejtë të popullsisë dhe rënies së lindjeve.

Kritikët thonë se qeveria ka bërë shumë pak për të zgjidhur këtë problem.