Ja kërkesat e çmendura që Madona i bën stafit të saj

Ja kërkesat e çmendura që Madona i bën stafit të saj

343
0

Ylli i muzikës pop Madona kujdeset që në çdo rast të bie në sy me sjelljen prej mbrëtëreshe kudo që shkon.

Një person pranë këngëtares së famshme, tregon kërkesat e saj të çmendura dhe sa e vështirë është të qëndrosh pranë Madonnës.

Disa ditë më parë Madonna u ankua se nuk mund të shkonte në tualet pasi dyshemeja ishte shumë e ftohtë.

Ajo këmbënguli për minuta të tëra të ngrohej, por piloti i tha me mirësjellje që kjo nuk ishte e mundur për momentit.

Nëse do të plotësohej dëshira e saj, ai do të kishte problem me drejtimin e avionit. Megjithatë Madonnës nuk i interesoi.

Sa i përket hotelit ku qëndron Madonna, diva ka disa kërkesa edhe për suitën ku do të kalojë natën.

Ajo do të ketë piano të madhe dhe kërkon që dhoma të jetë e mbushur plotë me trëndafila rozë, kërkon një djathë shumë të veçantë, avokado dhe fruta të sezonit të gjitha të dekoruara bukur.