‘Iu ka rënë ritmi ndjeshëm’, ushtria ukrainase: Rusët janë të demoralizuar

‘Iu ka rënë ritmi ndjeshëm’, ushtria ukrainase: Rusët janë të demoralizuar

339
0

 

Në ditën e 13 të agresionit rus, ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se ritmi i avancimit të forcave të Putin ka rënë ndjeshëm.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrohen në sektorët jugorë, lindorë dhe veriorë dhe se kryeqyteti Kiev dhe qyteti verior i Çernihivit janë ende në duart e Ukrainës.

Ai shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës po i zmbraps me sukses sulmet raketore dhe ajrore. “Pushtuesit janë të demoralizuar dhe shkelin gjithnjë e më shumë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare për konfliktin ushtarak”, tha ushtria e Ukrainës.