Itali/ Policia arreston shqiptarin e dënuar për trafik droge

Itali/ Policia arreston shqiptarin e dënuar për trafik droge

498
0

Një shqiptar 44 vjeçar është arrestuar nga policia italiane. Ai ndodhej në një bar zonën e Corniglianos në momentin e arrestimit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i dënuar për trafik droge dhe ndodhej në arrati. Prej ditësh autoritetet italiane e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, arratia e të cilit mori fund mbrëmë. Mediat italiane raportojnë se në mungesë të tij, autori ishte dënuar me 8 vite e 10 muaj burg. Këtë dënim 44 vjeçari tashmë duhet ta vuajë në Itali.