Isli fiton betejën me Covid-19, i rikthehet punës, Ori nuk e fsheh...

Isli fiton betejën me Covid-19, i rikthehet punës, Ori nuk e fsheh gëzimin

349
0

Moderatori i njohur, Isli Islami ka mposhtur koronavirusin dhe sot ndodhej në studio duke moderuar emisionin “Wake Up”, krah Ori Nebiajt.

Ori ka postuar një video në rrjetin social Instagram ku shprehet e lumtur për rikthimin e Islit në emision.

“U kthye Isli Islami në Wake Up në Top Channel dhe unë i rikthehem Instagramit”, shkruan Ori krahas videos.

Kujtojmë se një javë më parë Isli rrëfeu, gjatë një lidhje në ‘Skype’ me Orin, se ai dhe mamaja e tij ishin prekur nga koronaviursi, por fatmirëisht tani ndodhen në një gjendje të mirë shëndetësore.