Ishte shtruar prej 2 javësh në Tiranë, humb betejën me COVID-19 mjeku...

Ishte shtruar prej 2 javësh në Tiranë, humb betejën me COVID-19 mjeku vlonjat

190
0

COVID-19 i ka marrë jetën mëngjesin e sotëm mjekut gjinekolog Leonard Kamberi. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkaNWeb” se mjeku 50-vjeçar ishte i shtuar prej 2 javësh në Tiranë, pa mundur të fitonte betejën me virusin tinëzar.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës pasi ditën e djeshme humbi jetën prej COVID-19 dhe pedagogia Dafina Brokaj.