ISHP thirrje qytetarëve: Zbatoni këto tre masa të thjeshta dhe nuk do...

ISHP thirrje qytetarëve: Zbatoni këto tre masa të thjeshta dhe nuk do infektoheni

430
0

Instituti i Shëndetit Publik u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ISHP shkruan se ku është një realitet i ri që duhet të përshtatemi dhe të mbrohemi nga infektimi.

 

Rregullat që të gjithë duhet t’i respektojnë janë, distanca, maska në ambiente e mbyllura dhe kujdesi maksimal me higjienën.

 

Këshillat e ISHP

“Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID-19 🦠 Në normalitetin e ri duhet të: 🚶‍♀️🚶‍♂️Mbani distancë mbi 1 metër; 😷 Vendosni maskë në ambientet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet; 🧼 Kujdeseni për higjienën, lani sa më shpesh duart. 👇Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë veten dhe miqtë tanë”, shkruan ISHP. Ndërkohë një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në raportimin për situatën e 24 orëve të fundin bën me dije se deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 199 qytetarë. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pas 561 testeve janë konfirmuar dhe 136 raste të reja. Tashmë në të gjithë vendin janë 2870 persona janë aktivë me koronavirus, ndatë cilët 112 po trajtohen në dy spitalet COVID dhe 3 janë të intubuar.