Ish-zv/ministri: S’do të kishim sot 60 mijë të papunë, nëse paketa…

Ish-zv/ministri: S’do të kishim sot 60 mijë të papunë, nëse paketa…

351
0

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë nga detyra që mbante, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” ku ka folur për krizën ekonomike si pasojë e Covid-19 dhe dy paketat e prezantuara nga qeveria, për të ndihmuar ekonominë.

Haxhi u shpreh se, nëse paketa e parë e prezantuar nga Rama, do të kishte qenë më e gjerë, ndoshta sot nuk do të kishim 60 mijë persona të papunë në Shqipëri.

“Parashikimet fillestare ishin që numri i të papunëve, do të shkonte 90-100 mijë. Për momentin edhe kjo paketa B, konfirmon që janë rreth 66 mijë të papunë. Kryeministri tha se do të mbështesim me një paketë të gjithë të papunët, që kanë rezultuar nga deklarimet e tatimeve deri të enjten. Kush ka dalë i papunë, pas të enjtes, mund të jetë subjekt i një pakete C.

Kjo paketa B, mbështet 66 mijë të papunë. Për mendimin tim, mbase paketa A duhet të ishte më e zgjeruar, jo aq e ngushtë. Duke qenë se parashikimi në këtë moment, për një 7 miliardë lek është gjetur, mund të ishte gjetur që kur u anonçuar paketa A, në mënyrë që edhe këta punonjës të kishin një pagesë dhe biznesi të kishte një qartësi dhe siguri, që do kishte një mbështetje për pagat e këtyre punonjësve. Mbase nuk do të kishim 66 mijë të papunë, por do të ishin në punë dhe të garantuar me një pagesë”, u shpreh Haxhi.