Ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë në listën e 100 grave më me...

Ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë në listën e 100 grave më me influencë në botë

982
0

Revista “Woman Entrepreneurs” ka klasifikuar ish deputeten Rudina Seseri si një ndër 100 gratë më me influencë në botë. Sipas revistës, këto gra po riformulojnë botën e biznesit. “Inteligjenca artificiale po riformulon jetën tonë. Çfarë na pret tashmë? Kjo është ajo çfarë po përpiqet të zbulojë Rudina Seseri”-shkruan “Woman Entrepreneurs”.

 

Rudina Seseri u zgjodh deputete e Parlamentit të Shqipërisë në zgjedhjet e Qershorit 2009 dhe e mbajti postin për dy vite, teksa në vitin 2011 dha dorëheqjen për arsye personale dhe angazhimeve të tjera, që me siguri lidhen me planet e saj në fushën e sipërmarrjes.

 

“Ajo themeloi kompaninë “Glasswing Ventures” në vitin 2016, një kompani kjo që po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike dhe inteligjencës artificiale. Kompania me bazë në Boston prezantoi fondin e saj të parë prej 112 milion dollarësh në vitin 2018 dhe që atëherë ka investuar në 19 biznese.

 

Në muajin qershor, “Glasswing Ventures, prezantoi një platformë përshpejtuese për të ndihmuar themeluesit të ecin më shpejt me ndihmën e 34 këshilltarëve dbe me me një bazë të dhënash nga 16 mijë individë që firmat e reja përdorin për të gjetur talentin.

 

Teksa themeloi “Glasswing”, Seseri thotë se i kushton çdo javë kohë të menduarit. “Diçka që mund të neglizhohet lehtësisht është koha e të menduarit. Bëni një hap pas dhe reflektoni: Ku jam? Ku po shkojmë?- thuhet në shkrim.

 

/ Burimi: Entrepreneur