Ish deputeti Mamo: Çështja çame dhe Punëtoret, synimet e mia. Bëra çdo...

Ish deputeti Mamo: Çështja çame dhe Punëtoret, synimet e mia. Bëra çdo gjë që kisha në dorë për këto dy gjera

408
0

“Statusi i naftërtarit” ishte objektivi që i dha nje kuptim angazhimit tim politik

Ish deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Omer Mamo ka uruar të gjithë punëtorët në ditën e tyre, sot më 1 Maj. Në nja status në rrjetin social FB, ish deputei Mamo thekson se çështja çame dhe punëtorët kanë qenë prioritete të punës së tij si deputet, dhe se ka bëra çfarë ka patur në dorë. Statusi i naftërtarit” ishte objektivi që i dha nje kuptim angazhimit tim politik dhe vërtetë jam i lumtur për këtë. Ju vërtetë e meritonit këtë.

 

Statusi i plotë

 

Sot unë dua të uroj të gjithë punëtorët në ditën e tyre – 1 Maj.

Gjithë jetën time kam qenë i lidhur me ta, si kur isha pjesë e tyre ashtu dhe kur u bera pjesë e biznesit. Të qenit sipërmarrës më bëri të kuptoja rëndësinë e tyre, asgjë nuk behet pa ta. Nuk ka asnjë biznes të suksesshëm pa respektuar dhe motivuar punëtoret.

Gjatë angazhimit tim politik dy kanë qenë synimet e mia kryesore: Çështja çame dhe Punëtoret. Bëra çdo gjë që kisha në dorë për këto dy gjera. “Statusi i naftërtarit” ishte objektivi që i dha nje kuptim angazhimit tim politik dhe vërtetë jam i lumtur për këtë. Ju vërtetë e meritonit këtë.

Sot është dita juaj miq dhe unë ju uroj gjithë të mirat ju dhe familjeve tuaja.

Gëzuar!