Ish-burri kaçavidë në trup dhe dhunë barbare, rrëfimi i dhimbshëm i nënës...

Ish-burri kaçavidë në trup dhe dhunë barbare, rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 3 fëmijëve: Më kërcënon nga burgu, më thotë; ‘do të vras e të nxjerr sytë’

709
0

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në ‘News24’ është rikthyer historia e trishtë e Lindita Hoxhës, nënës së tre fëmijëve, e cila është dhunuar sistematikisht nga ish-burri i saj. Jeta për 39-vjeçaren ishte një ferr i vërtetë, pasi dhuna nga ish-bashkëshorti ka qenë një ushqim i përditshëm. Lindita shkëputi marrëdhënien e saj me burrin në vitin 2015, ndërkohë që në divorc u arrit në vitin 2017-të, ndërsa asaj i ngelën ‘kujtim’ i hidhur pasoja shëndetësore në trup e fytyrë nga goditjet me kaçavidë nga ish-burri.

Përveç dhunës sistematike nga ish-burri i saj, nëna e tre fëmijëve ka përjetuar edhe arrogancën dhe dhunën psikologjike edhe nga institucionet tek te cilat ka trokitur për të apeluar ndihmë. Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të gazetares Ervis Ahmeti, Lindita pohoi se aktualisht ish-burri edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Rrogozhinës, për dhunë në familje, vazhdon sërish ta kërcënojë. Ajo tregoi se ai e telefonon shpesh nëpërmjet telefonit të burgut dhe e kërcënon me fjalët: “Unë do dal që këtu dhe do të vras. Do të nxjerrë sytë”. Lindita ndihet e frikësuar, pasi dënimi i tij është duke mbaruar dhe ai së shpejti do të jetë i lirë. Dhuna në trupin e saj ka qenë fatale duke i lënë pasoja për jetën dhe sot ajo është e paaftë të punojë, shkruan ‘BalkanWeb’.

 

Gjendjen e saj shëndetësore e vërtetojnë dhe ekzaminimet mjeko-ligjor. Edhe pas divorcit, pasi gjykata vendosi edhe detyrimin ushqimor ndaj ish-bashkëshortit, ajo nuk ka marrë kurrë ndihmë nga ai apo familjarët e tij. Por çfarë kanë bërë institucionet përkatëse edhe pasi Lindita ka shkuar ka kërkuar ndihmë që të zbatohej detyrimi ushqimor?!

 

“Unë kam gati 15 vite e martuar me të. Celebrimi është bërë në 2015-ën. Atëherë i ra ndërmend, s’donte të bënte letra. Njëherë bashkëjetuam. Doja të shikoja se çfarë njeriu është. Unë bëra letra me shpresën se do bëhej më i mirë, por u bë edhe më keq. Dhuna fillon në shtatzëninë e parë, sepse ai nuk donte fëmijë. Ai kishte arsye tjetër në fakt prandaj më torturoi. Ai nuk donte fëmijë, arsyen e di vetëm ai. Më thoshte ca fjalë…..jam shumë e stresuar. Në 2008 jemi lidhur, pas një viti filloj dhuna. Sopa mbeta shtatzënë më dhunoi. Ne menduam të krijonim familje si gjithë të tjerët. U lidhëm me dashuri, ai m’u vardis shumë. Por pasi mbeta shtatzënë filluan problemet. Ai pinte, u bë shumë i keq. Filloi dhunë të tmerrshme. Iku në Greqi dhe e shikoja që nuk kisha më jetë me këtë njëri. Kam ikur te babai, nëpër shoqata. Askund nuk ma linte vendin. Më kërcënonte mua dhe prindërit, por edhe fëmijët. Nga frika kthehesha te ai. Zoti më ka ndihmuar! Kam vuajtur shumë nga ai njeri. Ai është shumë I tmerrshëm, torturat që më ka bërë…! E çova deri në gjykatë çështjen e tij. E fundit më çoj drejt vrasjes në Kamëz. Falendëroj Kamzën, pasi fale tyre jam gjallë. E pata denoncuar kur ishte në Itali. Kur erdhi nga Italia shkoi dhe takoi prokuroren. Kjo nuk më tregoj, por më njoftuan për gjyqin. Unë tentova të iki. Më tha: “Mos ke frikë, se deri nesër në orën 10 ke afat. Ai nuk do të prek”. Prokuroja më detyroj që të shkoja te ky burrë dhe më tha: “ke fëmijët me të”. Por unë i thashë se kisha frikë që të shkoja me atë njeri. Më thanë: “Shko dhe njëherë te burri, sepse do interesohemi për ty”. Kur shkova në shtëpi vetëm tortura kam jetuar. Një javë tortura të tmerrshme. Policia e Kamzës më ka ndihmuar shumë. E futa në burg. Me 25 dhjetor bëra prapë denoncim, por denoncimi ka shkuar këtë vit. Prokuroria e Durrësit më tha se kisha gjyq. Më thanë se më kishin marrë shumë herë në telefon, por unë se dija se atë numër e kam pasur të mbyllur për shkak të burrit. Kur shkova ditën e hënë atje, pasi të premten më njoftuan, u paraqita me një kartë ID, por nuk më futën në sistem. Ata më thanë se denoncimi kishte shkuar me vonesë”, pohoi Lindita, përcjell ‘BalkanWeb’.

Mes të tjerash Lindita ka rrëfyer se ka shkuar në rajonin e policisë ku është edhe banore nga ku ka shprehur shqetësimin për kërcënimet që merr nga burgu nga ish-bashkëshorti. Lindita ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje, ndërsa tregoi se edhe kur ish-burri nuk shkonte në banesë, dërgonte persona të tjerë për ta kërcënuar. Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme, 39-vjeçarja jeton mes skamjes dhe varfërisë bashkë me 3 fëmijët e saj. Ajo apelon për ndihmë, që dikush ta ndihmojë që të rrisë fëmijët, larg dhunës së babait të tyre.

 

Ndërkohë, pjesë e emisionit është bërë dhe Inspektori i zonës, ndërsa tha se nuk kishte marrë asnjë telefonate nga zonja Lindita. “Përshëndetje! Cdo lloj materiali i ka kaluar drejtorisë së Durrësit. Para karantinës dhe pas karantinës nuk kam marrë telefonata nga zonja. Në çdo moment kam qenë në ndihmë të zonjës. Kur është dënuar zotëria nuk kam qenë në inspektim aty. Mbuloj dy zona. Për cdo lloj kërcënimi unë ia përcjell OPZH. Për rastin e zonjës I kam përcjellë drejtorisë që e mbulon. Zonja pasi të mbarojë punë te OPZH, do e pajisim me urdhër-mbrojtje. Nuk kemi lënë njeri pa urdhër-mbrojtje. Këto që po thua nuk janë të vërteta. Qytetarja mund të thotë shumë gjëra, por jo të gjitha janë të vërteta. Më vjen shumë keq, kur t’i mbaronte urdhri I mbrojtjes duhet të kërkonte tjetër. Ai nuk ka ardhur për këtë, por ka ardhur për të bërë denoncim. Unë e kam përcjellë shqetësimin te OPZh dhe ajo i ka dhënë drejtimin e duhur zonjës. Mua më ka në gatishmëri.”, tha inspektori.

 

Kërcënimet përmes telefonit

Në një lidhje live për emisionin, Lindita tregoi disa detaje nga kërcënimet që merr përmes telefonit nga ish-burri që tashmë ndodhet pas hekurave.

 

“Më merr në telefon dhe më thotë se ‘do të vras’. Do të heq sytë! Më thotë: ‘nuk do kesh jetë’. Prapë nuk është penduar. Ai thotë më ka mbajt burgu, sepse pot ë isha jashtë e di unë se çfarë të bëj. Kam fol me shefin e zonës, ai më thotë ‘tako filanen’. Ajo foli me gjykatësin e Durrësit. Ajo më thotë nuk ke nevojë të bësh denoncim sepse e ke të hapur procesin. Denoncimin e vjetshëm. Ata më thonë e kë bërë një herë dhe më thonë kur të vrasë hajde këtu. Një polic më tha: kur të vrasë hajde te unë. Nuk ja di emrin personit. Unë i tregova gjendjen time, kam frikë për fëmijët. Ai tha: tani nuk të bëjmë dot asgjë, vetëm kur të dalë nga burgu. Nuk bëjnë asgjë për mua! Unë kam prapë kërcënime ndaj tij. Edhe shefi i zonës nuk ma merr për bazë shqetësimin. Kam frikë, më dridhet dora.”, pohoi 39-vjeçarja.

 

Një pjesë e bisedës-audio mes ish-bashkëshortit dhe Linditës:

Lindita: Ca më thua. Unë kërkoj të nxjerr kalamajtë, ti më thua ‘do të nxjerr sytë’. Unë s’kam takat as për të punuar, apo do më nxjerrësh sakat.

Fëmija: O ba..

Ish-burri: Kam hyrë tre herë në burg për ty.

Lindita: Askush nuk të do. Je duke shkuar 60 vjeç dhe shkruan historia. Kalamajtë i ke nxjerr në rrugë të madhe. Ca s’ke bërë në shtëpi.

(BalkanWeb)