Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj nis bashkëjetesën e re, ja si është marrëdhënia...

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj nis bashkëjetesën e re, ja si është marrëdhënia e partneres së tij me Viktorian

333
0

Pas ndarjes së bujshme me Rudina Dembacajn, ish-bashkëshorti i saj ka gjetur sërish dashurinë. Prej disa kohësh Aleksi ka publikuar në rrjetet sociale foto me vajzën që tashmë i ka rrëmbyer zemrën.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga ndarja e bujshme mes tij dhe aktores, duket se Aleksi ka zyrtarizuar kështu këtë raport të nisur muaj më parë. Në rrjetet sociale sa vijnë edhe më të shpeshta bëhen postimet me partneren e re, që ka preferuar ta mbajë sekret identitetin e saj, duke mos dashur të bëhet pjesë e mediave.

Në fotot që ai publikon përpiqet që në çdo pozë t’i mbulojë fytyrën. Partnerja e re e tij nuk është një personazh i njohur ndaj dhe ish-burri i aktores, duke ditur ndjekjen që mediat i bëjnë, ka preferuar ta fshehë nga interesimi i publikut. Megjithatë, me aq sa mund të shohim, ngjashmëria që ka me aktoren në fizik nuk është e vogël.

Ashtu si Rudina Dembacaj, edhe partnerja e re e Aleksit është një vajzë elegante dhe me flokë të zeza. Me aq sa kemi mundur të mësojmë ai dhe vajza misterioze kanë nisur edhe bashkëjetesën së bashku. Lidhja e çiftit është konsoliduar dhe tashmë ata kanë zyrtarizuar lidhjen duke prezantuar edhe familjet e tyre.

Madje partnerja e re, tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Duket se ky çift tashmë po shijon lidhjen e re me praninë e vogëlushes. Vetëm pak ditë më parë ata kanë kaluar kohë si një familje në Berat, ku veç çiftit me ta ishte edhe Viktoria.

Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj. Edhe më i famshëm u bë ‘mekaniku’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.

Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin. Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë shpesh që ata të tre bëjnë si familje. Në deklaratat e saj, aktorja e humorit e ka shprehur se ndonëse janë divorcuar, ajo dhe ish-burri ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke qenë miq, veç se prindër të Viktorias. Shpesh ndjekësit në rrjetet sociale e kanë pyetur për marrëdhënien që ajo ka me Aleksin.

“Cili është sekreti që ke marrëdhënie të mirë me ish-partnerin?”, e ka pyetur dikush.

“Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri ‘vari lesht’. Faleminderit!”, i është përgjigjur aktorja.