Ingrit Gjoni organizoi një super festë në vilën e saj dhe nëpërmjet...

Ingrit Gjoni organizoi një super festë në vilën e saj dhe nëpërmjet kësaj video-je mundëm ta shijonim të gjithë

443
0

Në fakt, të gjithë ju që keni shtëpi të mëdha apo vila, bëni mirë që të mendoni seriozisht për organizimet e festave familjare pikërisht aty sepse referuar një feste që Ingrit Gjoni mbajti në shtëpinë e saj, çdo detaj duket perfekt.

Edhe më herët në intervista, këngëtarja është shprehur se një nga arsyet se përse kishte ëndërr një shtëpi të madhe me pishinë, ishte pikërisht qejfi për të mbledhur bashkë gjithë familjen për të kaluar kohë të bukur e për të krijuar kujtime që mbesim gjithmonë.

Duke qenë kështu, Ingriti ka ndarë me të gjithë ne festën që ka organizuar ditën e djeshme për familjarët e saj dhe dallohet qartazi që kanë kaluar disa çaste të paharrueshme.

Po ju, çfarë po prisni? Organizoni një festë për gjithë familjen, energjia pozitive që do merrni në këmbim, sigurisht do t’ja vlejë.