Indi, propozohet ligji që shpall vepër penale “instant-divorcin”

Indi, propozohet ligji që shpall vepër penale “instant-divorcin”

153
0

Bëhet fjalë për një traditë muslimane me të cilën burri mund të divorcojë bashkëshorten e tij duke e përsëritur tre herë fjalën “të divorcoj”. Qeveria e Indisë dorëzoi të enjten në Parlament një propozim ligj i cili do të shpall për vepër penale instant-divorcin, i njohur si “divorci i trefishtë”, raporton Anadolu Agency (AA). Gjatë prezantimit të propozimit, ministri për Ligj dhe Drejtësi, Ravi Shankar Prasad, të njëjtin e quajti si “një ditë historike” për Indinë, ndërkohë që nuk munguan reagimet negative nga shumë opozitarë në Parlament. Në adresimin e tij në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Prasad tha se ligji në fjalë synon barazinë në shoqëri. Një propozim i tillë, erdhe pasi paraprakisht Gjykata Supreme e Indisë “divorcin e trefishtë” e shpalli antikushtetues. Bëhet fjalë për një traditë muslimane me të cilën burri mund të divorcojë bashkëshorten e tij duke e përsëritur tre herë fjalën ”të divorcoj”.

loading...