IKMT rikthehet në Astir, pritet të bëhet shembja e 6 banesave dhe...

IKMT rikthehet në Astir, pritet të bëhet shembja e 6 banesave dhe bizneseve, banorët kanë mbetur shumë pak për të kundërshtuar

314
0

Rreth 6 objekte përfshirë banesa dhe biznese do të shemben këtë të Hënë në zonën e Astirit. Punonjësit e IKMT-së kanë mbërritur që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa në zonë nuk ka efektiv të policisë. Nga ana tjetër pronarët kanë nisur punën për nxjerrjen e materialeve nga banesat dhe bizneset e tyre qetësisht.

 

Burime bëjnë me dije se banorët janë njoftuar rreth një javë më parë, ndërsa i kanë toleruar pronarët për të nxjerr nga objektet materialet që iu duhen para se të nis shembja. Punonjësit e IKMT po qëndrojnë në Astir dhe vëzhgojnë banorët, ku jashtë kameras i thanë Fax Neës se po presin derisa banorët të lirojnë vullnetarisht objektet për të pasur një proces të qetë.

 

Ditën e sotme do të shemben rreth 6 objekte ndërsa operacioni do të zhvillohet edhe të Martën, kjo sepse nuk duan të nisin shembjen pa u liruar të gjitha objektet për të mos shkaktuar dëme materiale që iu nevojiten banorëve.

 

Ndëkohë, banorët thonë se nuk gjejnë dot rrugë tjetër pasi kanë mbetur shumë pak për të kundërshtuar shembjet. IKMT vijon aksionin për lirimin e hapësirave që do të përdoren për vijimin e lotit të 3 të Unazës së Re.