Pas muajsh përplasjesh me Interin, tashmë “telenovela” Icardi duket drejt përfundimit
Mauro Icardi sezonin e ri do të veshë fanellën e PSG-së.
Wanda Nara së bashku me Icardin ndodhen në Paris për të mbyllur me sukses këtë lëvizje drejt kampionëve të Francës.
Vetëm pak minuta më parë, Mauro ka kaluar me sukses vizitat mjekësore tek Paris Saint Germain dhe njoftimi zyrtar nga të dyja klubet pritet të vijë në orët në vazhdim.
Sulmuesi argjentinas do të kalojë në huazim për 5 milionë euro, me të drejtën e blerjes për 65 milionë të tjera pas një sezoni.
.