MOTI 3 Shtator 2019 Ulje graduale temperaturash, ja çfarë ndodh...

MOTI 3 Shtator 2019 Ulje graduale temperaturash, ja çfarë ndodh me motin

375
0

Gadishulli ballkanik po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativsht të freskëta veriperëndimore, të cilat do të shoqërohen me rënie graduale të temperaturave, edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

E martë, 3 shtator 2019

Sot moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut të izoluara në zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 16/30°C

Zonat e ulëta 19/34°C

Zonat bregdetare 21/31°C

Kosova për sot: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes deri në 31°C gradë Celcius në mesditë.