I vodhën varsen në koncert? Reagon Noizy: S’ka lindur ende ai që…

I vodhën varsen në koncert? Reagon Noizy: S’ka lindur ende ai që…

242
0

Noizy ka reaguar pas lajmeve se i kanë vjedhur varësen që mbante në qafë teksa këndonte në një koncert. Përmes një videoje në TikTok ai ka treguar se kjo nuk është e vërtetë. “S’ka lindur ende hala ai që e merr”, ka shkruar ai. Reagimi i ntij vjen pas një videoje që u bë virale në rrjete sociale ku shihej se reperi hyn në mes të turmës. Gjatë kësaj kohe kishte një varëse të trashë në qafë dhe kur del nga turma nuk e kishte më në qafë, ndaj fansat aluduan që mund t’ia kishin vjedhur. SHIKO VIDEON

Noizy dhe Don Xhoni janë dy reperët që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë bujë me karrierën e tyre të suksesshme. Gjithashtu të dy marrin vëmendje edhe përtej muzikës. Për shkak të zhanrit të tyre muzikorë, reperët njihen si rivalë me njëri tjetrin. Së fundi Noizy i ftuar në ‘Why Not’ ka folur edhe për reperin që hyri fuqishëm në skenën e muzikës. I pyetur se cilat ishin gjërat që ai do i bënte në një shtëpi me Don Xhonin, për një moment ai lëshoi një deklaratë goxha surprizë.

Sipas Noizy, Don Xhoni ka qenë fans i tij kur ai ishte më i ri dhe iu përgjigj pyetjes se do të bënte të njëjtat gjëra që bën me shokët e tij.