I vetmi ilaç që shëron”, çfarë propozon Meta për krizën në vend

I vetmi ilaç që shëron”, çfarë propozon Meta për krizën në vend

400
0

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris.

Përveçse shprehu bindjen për vazhdimin e miqësisë së Shqipërisë dhe këtij koumniteti, presidenti Meta u ndal edhe tek situata politike në Shqipëri, duke e njohur delegacionin me krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin.

I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne”, – u shpreh Meta.

Nga ana e tij, David Harris shprehu mbështjetjen për përballimin e sfidave që po kalon vendi, si dhe u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në rritjene rolit të diasporës.

“Ne vijmë këtu me ndjenjën e mirënjohjes së përhershme për popullin shqiptar, dhe do të jemi përjetësisht së bashku për të përballuar sfidat edhe në të ardhmen. Jemi gjithashtu të gatshëm të ofrojmë mbështjen tonë për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim që të ndikojmë për çështjen shqiptare në politikën dhe administratën amerikane,” – u shpreh Harris.