I siguroi kontratë qiraje Orges Bilbilit, kush është 21-vjeçarja nga Tirana, mikesha...

I siguroi kontratë qiraje Orges Bilbilit, kush është 21-vjeçarja nga Tirana, mikesha e Ramazan Rrajës fshehu të shumëkërkuarin, fijet që lidhen nga Lushnja në Nikël

597
0

I shpallur në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale, i skeduar për masakrën e Lushnjes, atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja e të tjera episode, 30-vjeçari Orges Bilbili ia doli të fshihej për një kohë të gjatë në kryeqytet. Burime nga grupi hetimor pohuan për Dosja.al se Bilbili dyshohet se ka mbi 6 muaj që fshihet në Tiranë, e bashkëjetuesit e tij kanë qenë të ndryshëm. Por kush ia siguroi kontratën për të jetuar në apartamentin numër.21 në rrugën  “Sitki Çiço” në Tiranë, njërit prej njerëzve më të shumëkërkuar në Shqipëri?

 

Po të njëjtat burime, pohuan se kontrata e qirasë së apartamentit ku jetonte Bilbili, kishte si qiramarrëse një vajzë 21-vjeçare. E reja, Jurgena Xh., e marrë në pyetje tashmë për rolin e saj, sipas të dhënave që janë siguruar nga grupi hetimor, rezulton se është një mikeshë e afërt e familjes Rraja. Konkretisht, e Ramazanit, nipit të Rrahman Rrajës. Fisi Rraja u kthye në qendër të opinionin publik pas “Skandalit Xhisiela”.

Gjurma e fundit e Ramazanit në media, ishte disa muaj më parë kur dhunoi një grua në ambientet e QSUT. Pas tij, një tjetër protagonist i fisit Rraja ra në prangat e Policisë. Ai është Redjan Rraja, i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku dyshohet se është përfshirë edhe Bilbili. Janë një sërë ngjarjesh që sipas organeve hetimore lidhin Orges Bilbilin me të tjerë të fortë të vendit, por pritet që nga ekzaminimi i mundshëm i telefonit të dalin të tjera fakte në dritë. Bilbili u arrestua rastësisht nga një efektiv i repartit Shqiponja, ndërsa një sërë operacionesh nga FNSH-ja dhe RENEA në Lushnje kanë dështuar.

(F.g/dosja.al)