I shiti armën e krimit, arrestohet shoku i 17-vjeçarit që vrau gjyshin...

I shiti armën e krimit, arrestohet shoku i 17-vjeçarit që vrau gjyshin në Vlorë

355
0

Policia e Vlorës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për shitjen e armës së krimit 17-vjeçarit Vangjel Kapllani, i cili vrau gjyshin në datë 27 shkurt të këtij viti.

Në pranga u vu shtetasi R.L. 23 vjeç banues në fshatin Risili në Vlorë i cili ishte në kërkim nga policia.

Gjithashtu për ngjarjen deri tani në burg është edhe Marjus Alushaj 28 vjeç, shoku me të cilin Vangjel Kapllani foli për të blerë armën, ndërsa L.M. dhe Florjan Xhyvelaj janë në detyrim paraqitje.

Ditën e vrasjes nipi tha se kishte gjetur gjyshin e tij të plagosur pasi disa persona kishin grabitur shtëpinë e tij duke marrë 1 milion lekë.

Kapllani ishte rritur nga gjyshërit pasi babai i tij kishte vdekur në një aksident rrugor duke e lënë 3 vjeç, ndërsa nëna kishte ndërruar jetë disa vite më vonë për si pasojë e një sëmundje.