I puth dorën djalit të Tanushit, momenti prekës kur rreshteri i plagosur...

I puth dorën djalit të Tanushit, momenti prekës kur rreshteri i plagosur Julian Kapaj vjen në ceremoni (FOTO)

784
0

Momente prekëse vijnë nga Muzeu Historik Kombëtar, aty ku personalitete, miq, e të afërm u mblodhën për të respektuar figurën e majorit të vrarë në Letoni, Klodian Tanushi.

Një moment prekës nga kjo ceremoni, ishte edhe pjesëmarrja e rreshterit të plagosur, Julian Kapaj.

Kapaj i puthi dorën djalit të vogël dhe u përkul mbi arkivolin e shokut të tij. Me një patericë, dhe babain që e shoqëronte, Julian Kapaj nuk i mbajti dot lotët.

 

Julian Kapaj, është rreshteri i tretë që fatmirësisht shpëtoi gjatë shpërthimit të minave në Letoni.