I pengoi pandemia, Armina Mevlani bën publike datën kur do martohet

I pengoi pandemia, Armina Mevlani bën publike datën kur do martohet

378
0

Martesa e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës është një nga temat më të diskutuara të shtypit rozë. Të gjithë duan të dinë më tëper dhe një datë e saktë do të ishte një mrekulli.

 

Blogerja është pyetur shpesh për këtë temë dhe sot në një intervistë për emisionin Rudina, e pyetur për dasmën, Armina u përgjigj:

‘’ Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë. Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime.  Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara. Armina ka treguar se vjeshta është stina e saj e preferuar, prandaj shpreson që edhe dasmën ta bëjë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

 

Fjalët e Arminës na bëjnë të kuptonim që maksimumi në 2021 do ta shohim bloguren të veshur me të bardha në një ceremoni martesore të paharrueshme.