I patë të gjitha, por jo edhe Ritën duke kënduar popullore në...

I patë të gjitha, por jo edhe Ritën duke kënduar popullore në dasmë

316
0

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka qenë mbrëmë në një dasëm në Tiranë, ku martoi një të afërme nga familja e saj.

Rita ishte e pranishme në dasëm bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së saj dhe u argëtuan deri në orët e vona.

Nga mbrëmë kemi parë shumë video dhe imazhe nga ajo dasmë për të cilën Rita ishte shumë e lumtur që erdhi në tokën e saj.

Eranda Libohova ishte njëra nga këngëtaret që është kujdesur për t’i argëtuar të pranishmit në këtë natë.

Në një moment asaj i afrohet Rita dhe ia thonë këngës së bashku, ku Rita duket duke vallëzuar pa ndalë.

“E bukur e mire çika e Kosoves ! #aboutlastnight #wedding#tirana #ritaora” shkroi Eranda sipër videos të cilën e publikoi në rrjete sociale.

Kujtojmë që menjëherë pas përfundimit të dasmës, Rita është larguar nga Tirana duke udhëtuar për në Los Angeles.