I kërkonin para dhe seks për mos i publikuar fotot në rrjetet...

I kërkonin para dhe seks për mos i publikuar fotot në rrjetet sociale, arrestohen 2 burrat (Çështja te krimet e rënda në TIRANË)

3240
0

Finalizohet operacioni policor “Koshovica”, i ndjekur me metoda proaktive, arrestohen dy burra nga Cakrani i Fierit të cilët i kërkonin para dhe favore seksuale një shtetaseje në mënyrë që mos i publikonin fotot private në rrjetet sociale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Fier në  bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit,  zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke  e finalizuar me arrestimin në  flagrancë të shtetasve:

 

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

 

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

 

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar  dhe kërcënuar një shtetase,  duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

 

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

 

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.