I kërkoi studentes favore seksuale për provimet, Gjykata dënon me 10 ditë...

I kërkoi studentes favore seksuale për provimet, Gjykata dënon me 10 ditë burg pedagogun Himçi

1368
0

Gjykata dënon me 10 ditë burg pedagogun Denis Himçi, i cili u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të provimeve.

 

Gjykata e dha vendimin në mungesë të Himçit, për shkak se ky i fundit ndodhet në QSUT në Tiranë.

 

Denis Himçi pësoi dje atak kardiak dhe dyshohet se shkaku kryesor është shqetësimi i ngritur nga ngjarja e ndodhur me studenten.

 

Ende nuk ka informacion lidhur me gjendjen e tij dhe se a e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërkohë kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit kërkoi burg pa afat për pedagogun.