I ftohti hyn dhe në Kuvend/ Dy deputetët nuk i rezistojnë dot...

I ftohti hyn dhe në Kuvend/ Dy deputetët nuk i rezistojnë dot temperaturave të ulëta, ‘braktisin’ mbledhjen dhe shkojnë te…kondicionerët

250
0

Temperaturat e ulëta janë ndjerë edhe në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve.

Me gjithë masat e marra, duket se i ftohti ka hyrë dhe në sallën e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, çka ka detyruar dy deputetët e PD Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula të lënë karriget dhe mbledhjet për t’u afruar për disa minuta tek kondicioneri.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, fillimisht është Korreshi që ngrohet pranë kondicionerit të vendosur pranë dritares dhe më pas afrohet dhe Sula.