I dashuri ‘turpëron’ Dua Lipën për ditëlindje, ja çfarë i shkruan

I dashuri ‘turpëron’ Dua Lipën për ditëlindje, ja çfarë i shkruan

552
0

auto_Screenshots_2015-08-23-19-44-56-1024x7141471875364-550x384

Një urim i ditëlindjes s’do mund të quhet i plotë pa vënë në pah ndonjë moment të sikletshëm apo pak turpërues për personin që feston.

Këtë duket se e ka pasur parasysh i dashuri i Dua Lipës, britaniku Isaac Carew kur i ka uruar personit të zemrës ditëlindjen e 21-të.

Ai në postim ka zbuluar ‘dallaveret’ që Dua është dashur t’i bëjë shkaku i moshës nëpër klubet e New Yorkut dhe Los Angeles ku hyrja ndalohet për persona nën 21 vjeç.

‘Urime ditëlindjen bukuroshe. Më në fund ne mund të frekuentojmë New York-un dhe Los Angeles-in pa u shqetësuar për kartën tënde falso të identitetit. Të dua, Dua’ – ka shkruar mes tjerash Isaac në postim.