I biri ka ndërruar jetë, i ati i gjen emrin në listën...

I biri ka ndërruar jetë, i ati i gjen emrin në listën e votimit, lutja prekëse: Turp! Mos luani me kufoma

368
0

Një rast i çuditshëm ka ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve sot në Komunën e Prishtinës, ku një i moshuar ka dalë i mërzitur.

 

Ky i fundit ka raportuar një parregullsi para kamerës të televizionit T7, ku edhe ka rrëfyer se për të 12-in vit radhasi gjen emrin e djalit të ndjerë në listën e votuesve.

 

“Vdekja e djalit më ka ndodhur në vitin 2007. Sa herë i kemi lajmëruar që të mos luajnë me kufoma dhe me njerëz të vdekur. Është turp! Mos të bëhen kështu dallavaresh. Çdo herë që ka pasur zgjedhje e gjej emrin. E njëjta punë e i njëjti muhabet me ta. Çfarë ruan Komisioni Qëndror?,”-tha i moshuari.

 

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme. Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.