Hysni Sharra/ Vlonjati i vjetër me vizionin e ri për qytetin

Hysni Sharra/ Vlonjati i vjetër me vizionin e ri për qytetin

151
0

Intervistoi: Fernada Cenko

 

Në qytetin e Vlorës e njohin shumë. Aty ka lindur, aty është rritur, aty ka punuar dhe aty jeton. Ka ndarë të mirën dhe të keqen në komunitet dhe tashmë për ekonomistin Hysni Sharra, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është koha të provohet nëse do të zgjidhet ose jo në krye të Bashkisë Vlorë. Favori kryesor i tij është se si një nga familjet e mëdha qytetare vlonjate njihet në komunitet, duke shtuar edhe profilin e tij ku në Vlorë e thonë dendur se gëzojnë respekt. Megjithatë në Vlorë si kudo në Shqipëri zgjidhjet janë sa lokale aq edhe politike. Në këtë pikë Sharra nuk ndalet shumë, por ka bindjen se mund tia dalë për shkak të programit që ka, kontaktit me votuesit por edhe “konfliktin” bashki-qeveri në vitet e fundit. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën “Fjala” kandidati Hysni Sharra tregon vizionin e tij për ndryshimin e qytetit si infrastruktura, turizmit dhe ulja e taksave, madje deri në zerim për një kategori të caktuar.

 

Ju kandidoni për herë të parë për kreun e bashkisë së Vlorës. Nga erdhi propozimi për kandidaturën tuaj dhe cili është vizioni juaj për këtë qytet?

 

Lexo edhe :  KQZ gjobit 2 kryebashkiakë të PS/ Gjobë edhe administratorëve të Bashkive Devoll e Cerrik

Më lejoni që t’ju falenderoj fillimisht për hapësirën e komunikimit që më keni krijuar nëpërmjet medias suaj. Në fakt, kandidatura ime erdhi natyrshëm si një kërkesë e antarësisë së partisë Demokratike, në një proces të kryer për herë të parë sikurse ishte ai i Primareve. Ishte më së shumti një vendim dhe kërkesë e qytetarëvetë Vlorës të cilët mendonin së kishte ardhur koha që të përfaqësoheshin nga një djalë, banorë i qytetit të Vlorës, që e ka ndërtuar jetën po në Vlorë, që shkollon këtu fëmijët e tij dhe ushtron profesionin dhe jep kontribuutin e tij të përditshëm në Vlorë.

 

Cilat kanë qenë funksionet tuaja në administratë dhe në politikë?

 

Vij në garë për Bashkinë e Vlorës me eksperiencën e duhur në administratë dhe maturinë e duhur politike për ti bërë ballë kësaj sfide. Kam pasur fatin të drejtoj një prej institucioneve më të rëndësishme për ekonominë lokal, sikurse është ajo e Drejtorit në Drejtorinë Vendore të Doganave, në Vlorë. Për disa vite kam drejtuar Drejtorinë Vendore të Bujqësisë, në Vlorë një eksperiencë kjo tepër e vyer për të kuptuar më së shumti zonat rurale dhe nevojat e tyre, kapacitete prodhuese të rajoneve tona si dhe nevojën për subvencione dhe mbështetje. Po ashtu në aspektin politik kam ushtruar një sërë funksionesh qysh në vitin 1997-të, kur nis dhe angazhimi im politik në Partinë Demokratike të Vlorës. E nis kontributin tim nga Forumi Rinor (FRPD), ku në vitin 2006-të kam mbajtur pozicionin e kreut të Forumit. Kam pasur fatin gjithashtu të përfaqësoj si i zgjedhur qytetarët e Vlorës në Këshillin Bashkiak, për një përiudhë dhjetë vjeçare kam qënë antarë i kryesisë së Partisë Demokratike dhe aktualisht mbaj pozicionin e zëvendës kryetarit të Degës.

 

Cilat janë pikat kryesore të programit tuaj elektoral për garën më 14 maj?

 

Ne e njohim qytetin dhe problematikat e tij, për pasojë kemi ndërtuar një program që në fokus ka qytetarët dhe prioritetet e tyre. E kemi zhvilluar programin tone të ndarë në disa shtylla,duke u fokusuar te Turizmi dhe Mjedisi, Bujqësia dhe Zhvillimi Zonave Rurale, Ekonomia dhe Kujdesi Social, të rinjtë dhe Punësimi. Në programin tonë fokus do të jetë: Mbështetja dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet turizmit dhe agroturizmit bazuar në strategjinë përkatëse. Angazhimi për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për trajtimin e ujërave të zeza në bregdetin e Vlorës. Angazhimi për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për sistemimin e ujërave të bardha dhe shkarkimin e tyre. Mbështetja dhe nxitja e sipërmarrjeve të gjelbra. Angazhimi për zonat e mbrojtura, pyjeve nga zjarri, prerjet dhe mbrojtjen e biodiversitetit natyror. Garantimi i funksionimit të bashkisë si autoriteti publik i administrimit të territorit në vendimmarrje dhe kundërshtim i investimeve qeveritare jo në interesat e publikut e me impakte negative mjedisore. Hartimi i projekteve zhvillimore paraprake për realizimin në funksion të mjedisit e turizmi për: Ish – fusha e Aviacionit, për Pyllin e Sodës si dhe shtimin, mbrojtjen e sipërfaqeve urbane të gjelbra ekzistuese. Konkretisht hapësira e ish -Shkolla e Marinës, fusha e mbetjeve inerte, zhvendosjen e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit në lagjen 24 Maj- Parku Industrial.

 

Vlora është një qytet bregdetar, ku turizmi ka rëndësi të veçantë. A keni ju një program premtues lidhur me zhvilllimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së turizmit?

 

Lexo edhe :  “Këlliçi ia bëri jetën më të lehtë”, Minxhozi: Pritshmëritë janë për fitore të Veliajt

Prioritet për ne do të jenë: Përgatitja e menaxherëve për hotelerinë, restoracionin dhe turizmin kulturor. Praktika të kualifikimit on – site të nxënësve dhe studentëve, bashkëpunim me Universitetin dhe shkollën “Tregtare” në formimin e punonjësve të sektorit. Financim pjesërisht të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit e rinj e të marrë rishtas. Reduktim në minimumin ligjor të të gjitha taksave e tarifave vendore, reduktim 50 % të tarifës së përkohshme të zënies së hapësirës publike. Promovim brenda e jashtë vendit të bizneseve, që operojnë në këtë sektor. Organizimin e panaireve e aktiviteteve të ngjashme. Promovim të turizmit kulturor dhe historik. Hapja e qendrave të informacionit në pikat më të rëndësishme të qytetit. Trashëgimia kulturore dhe vendet potencialisht tërheqëse si: Manastiri i Zvërnecit, Parku Arkeologjik i Orikut, Kalaja e Kaninës. Të gjitha këto të ndërthurura me reduktimin e taksave dhe tarifave vendore do të jenë një paketë e plotë e nxitjes për sektorin i cili konsiderohet gjeneruesi më i lartë i të ardhurave.

 

Ku do të fokusohet puna juaj nëse zgjidheni në krye të qeverisë lokale për katër vitet e ardhshme?

 

Planifikimi urban është një shtyllë e rëndësishme e trasformimit dhe jo vetëm në funksion të turizmit: Do të kalojmë funksionet institucionale në zona të ndryshme të qytetit, për të ndihmuar në zhvillimin e zonave periferike. Do të rishikojmë “Planin e Përgjithshëm Vendor”, për të qënë në funksion të qytetarit. Trashëgimia kulturore dhe historike, do të jetë një pikë e rëndësishme. Me vlerë është ngritja e një grupi ekspertësh për të përcaktuar zonat dhe ndërtesat me rëndësi historike. Do nisim përfshirjen e të rinjve dhe universiteteve në proceset e projektimit, hartimit të planeve dhe politikave. Bashkia do të promovojë ndërtesat e gjelbra. Përdorimi i një pjese të buxhetit për mbrojtjen civile në funksion të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Do të rishikohet gjithashtu dhe hartohet:

  1. “Plani i Përgjithshëm Vendor” (për rishikim).
  2. Strategjia e strehimit (Për rishikim).
  3. Strategjia e zvogëlimit të riskut për transportin publik.

Zgjerimi i rrjeteve të transportit publik me linjat e dedikuara, duke rritur shpejtësinë e lëvizjes.

 

A keni një qasje ndaj strukturës së tatim-taksave të bashkisë për bizneset? A do të bëni ndryshime?

 

Në programin tonë qeverisës do të lehtësojmë ndjeshëm peshën fiskale të biznesit të vogël. Duke filluar: Ulje e gjithë taksave tarifave vendore për të gjithë subjektet taksapaguese. Ulja e tarifave të zënies së përkohshme të hapësirave publike për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në fushën e turizmit. Zero taksa dhe tarifa vendore për subjektet e regjistruara nga persona nën 30 vjeç për tre vitet e para. Për në me rëndësi do të jetë reduktimii taksave dhe tarifave vendore sidomos në zona të cilat kanë potencial zhvillimor ekonomik dhe turistik, sikurse Orikumi por edhe vija bregdetare e Zvërnecit, Poros deri në grykë derdhjen e Vjosës.

 

Çfarë ju dallon ju nga kundërshtari politikë në këtë garë? Pse votuesi duhet t’ju zgjedhë ju në krye të bashkisë Vlorë?

 

Për të qënë i sinqerte dallimet midis meje dhe kundërshtarit tim janë të mëdha, kandidati i sotëm është fotokopje e kandidatit të djeshëm, Dritan Leli. E këtë për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve se çfarë ndodhi me Dritan Lelin. Vetë Edi Rama e sulmoj dhe etiketoj si kryetarin e bashkisë më të pistë në mënyrë spektakolare etj. Raportet e tyre, pra e Ramës me Lelin nuk sollën pasoja vetëm për Lelin por mbi të gjitha për qytetin tonë. Marrëdhëniet e Lelit për shkak të ardhjes si i importuar gjatë gjithë mandatit të tij ishin problematike si me vete partinë socialiste në Vlorë, ashtu dhe në raport me qytetin. Dredha dhe familjarët e tij prej 20 vjetesh kanë shkëputur marrëdhëniet me qytetin dhe jetojnë në Tiranë. Ka ardhur koha që vlonjatët vetë për qytetin dhe kryetarin e bashkisë që duan. Prandaj kandidatura ime si njeri prej tyre që ka jetuar dhe jeton çdo ditë në Vlorë dhe ka ndarë dhe ndanë me qytetaret çdo problem të qytetit është kandidatura e duhur në momentin dhe kohën e duhur. Fyerja që Edi Rama i bën Vlorës çdo 4 vjet duke sjellë për kandidat pa asnjë proces transparent si partiak ashtu dhe qytetar dhe për me tepër për qoka personale do të marr fund në datën 14 Maj. Vlonjatët kanë ditur gjithnjë të bëjnë diferencën dhe data 14 do të jetë dita kur nuk do të fitoj vetëm unë por mbi te gjitha do të fitoj Vlora dhe vlonjatët.