‘Huuuu, o ta honksha…’, Ermal Mamaqi tregon ‘prapaskenat’ e filmit në Tropojë:...

‘Huuuu, o ta honksha…’, Ermal Mamaqi tregon ‘prapaskenat’ e filmit në Tropojë: Hajde të mbaje tropojanët kur zbriti Enca, ishin mbledh 2 mijë veta…

570
0

 

Moderatori Ermal Mamaqi shumë shpejt do të publikojë filmin më të fundit “I love Tropoja”, të xhiruar në Tropojë, në qytetin e Bajram Currit.

 

Sot, Ermali ka treguar disa prapaskena të filmit të xhiruara në Tropojë, në qendër të të cilave ka qenë këngëtarja Enca Haxhiaj, e cila ka rolin e saj në film. Nisur nga format trupore të Encës, Ermali ka treguar se kur ajo ka zbritur në Bajram Curri për të xhiruar një skenë, tropojanët “nuk mbaheshin më”.

 

“Zbriti Enca, po i mbaje dot ata tii.. Ato ishin ‘huuuuu’, ‘o ta honksha’…”, shprehet ndër të tjera moderatori.

 

Momenti kur Ermali rrëfen momentin si u prit Enca në Tropojë – video:

 

Ermali: Kemi pas një histori shumë të veçantë nga xhirimet kur ka zbrit Enca në Tropojë…

 

Kemi qenë te sheshi Bajram Curri, atje te sheshi, ke monumenti.  Vjen autobuzi dhe zbret Enca. Aty ishin nja 2000 mijë veta dhe Enca ishte me një…

 

Enca: Skena e filmi që unë zbrisja në Tropojë për të kërkuar të dashurin.

 

Vajza nga qyteti zbret në mes të Tropojës dhe nuk e di ça pret.

 

Ermali: Ishte me një veshje si kjo që ka vesh tashi, vetëm…

 

Enca: Kjo pjesa e zezë nuk ishte fare

 

Ermali: Vetëm me këtë lart, me jak V por që duket dhe kërthiza. Zbriti Enca, po i mbaje dot ata tii.. Ato ishin “huuuuu”, “o ta honksha”…

 

Ajo ditë… kishim një problem sepse po ikte dhe dita, po ikte dhe drita edhe unë cohem dhe bërtas aty dhe them: “pushoni, pushoni se do ju nxjerr përjashta.”  Ata ishin të gjithë përjashta në fakt

 

Kur afrohet njëri dhe thotë: Ermal kujdes çik vllai se jena në Tropojë këtu. Nuk i zgjidhim kollaj gjërat