Humbi ndaj Francës, Edi Reja largohet nga Kombëtarja?

Humbi ndaj Francës, Edi Reja largohet nga Kombëtarja?

343
0

Sfida kundër Francës, “de jure” ishte dhe fundi i kontratës së Edi Rejas me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në një konferencë për shtyp, Edi Reja ka thënë se ndjen keqardhje vetëm për faktin që nuk kishte më shumë kohë për të punuar për përfaqësuesen kuqezi.

“Para se të përballosh një kampionat të tillë, duhet një vit të njihesh me ekipin, dhe unë nuk pata mundësi ta bëj. U mundova të sjell disa elementë të rinj. Provuam dhe me Kamberin. Është me rëndësi të fusësh lojtarë të rinj. Është jetike për një ekip si Shqipëria. Grupi i De Biazit ka arritur një farë moshe, dhe duhen zëvendësuar. Jam i kënaqur, sepse ekipi ka pësuar rritje. Jam i kënaqur në përgjithësi si ka ecur kjo fushatë. Do mundohemi të bëjmë më mirë dhe të fusim lojtarë të tjerë. Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon këtu. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me Kombëtaren shqiptare”, ka thënë ai.

Reja firmosi në prill të 2019 për një sezon, me opsion edhe për një tjetër me kuqezinjtë. 73-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner në Itali ku ka drejtuar një numër të madh ekipesh. Ai ka drejtuar 22 ekipe, shumë prej të cilave të njohura, si Verona, Napoli, Lazio, Genova dhe të tjera.