Humb jetën turisti në plazhin e Durrësit

Humb jetën turisti në plazhin e Durrësit

396
0

Një turist boshnjak ka ndërruar jetë teksa është futur për tu larë në det. Ngjarja ka ndodhur 45 minuta më parë në lagjen Nr.13 të Durrësit.

Sipas policisë dyshohet se boshnjaku F.M., pësoi arrest kardiak. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është nisur menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Informacion Paraprak
Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.