Hoxha “shfrenon fantazinë”: Kjo më pëlqen më shumë te Çiljeta

Hoxha “shfrenon fantazinë”: Kjo më pëlqen më shumë te Çiljeta

373
0

page-16-650x358

Alban Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”. Pas pyetjeve për futbollin dhe karrierën, nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për Çiljetën.

Jo më larg se dje një koment i bërë nga Çili, në një foto të portierit, vërtetoi ekzistencën e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë një deklaratë nga ai ende mungonte. Kur e pyetën Albanin se si po shkonte jeta personale dhe si i kishte punët e zemrës, ai u përgjigj se jeta personale po i shkonte shumë mirë.

Megjithatë djemtë e “Wake Up”, nuk u dorëzuan. Ata vazhduan ta drejtonin bisedën më tepër te çështjet e zemrës dhe e pyetën çfarë këngësh dëgjonte dhe a dëshironte t’i vendosnin një këngë të Çiljetës?

Albani u përgjigj me sinqeritet edhe këtë herë, duke thënë se i pëlqente këngët e saj. Më pas pyetjes se a do të jetë Çiljeta prezente në derbin e të dielës, ai iu përgjigj se do të jetë patjetër.

Mesa duket jo vetëm Çiljeta është fanse e Albanit, por edhe ai është fans i saj. Pas gjithë këtyre deklaratave të dy ditëve të fundit, nuk mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë çiftin!