Hoqën mbulesën, arrestohen 29 iraniane

Hoqën mbulesën, arrestohen 29 iraniane

167
0

Policia iraniane arrestoi sot 29 gra që hoqën mbulesën myslimane në protestën e tyre, njoftuan mediat iraniane. Gratë e arrestuara u përfshinë në fushatën kundër hixhabit, të njohur si “mjetet e bardha”, pasi ato protestave të tyre e hoqën mbulesën, raportoi AP. Kjo formë e protestës është duke u vazhduar për ditë të tera, pasi gratë janë duke kundërshtuar mbajtjen e obliguar të mbulesës, por të gjitha ato që po veprojnë në këtë mënyrë, janë duke u arrestuar. Kjo protestë po zhvillohet, pas protestave qytetare që u mbajtën në shumë qytete të Iranit, ku është protestuar kundër qeverisë së vendit dhe është kërkuar hapësirë më e madhe demokratike dhe zhvillim ekonomik.